Aksident i rëndë në Korçë, makina përplas për vdekje këmbësorin

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi, ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Pogradec.

Sipas informacioneve, mësohet se një 37-vjeçar që drejtonte një automjet, përplasi një këmbësor, i cili si pasojë e plagëve të rënda, ndërroi jetë.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi G. Ç., është shoqëruar në Komisariat, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


Shtuar 20.02.2025 09:28