Parashikimi i motit 20 Shkurt 2025, temperaturat arrijnë deri në -7 gradë

Këtë të enjte vendi ynë, do të jetë nën dominimin e intervaleve të gjata me diell në pothuajse të gjithë territorin, ku vranësira të lehta pritet të ketë vetëm në zonat e thella malore të Shqipërisë.

Por parashikohet që pjesa e dytë e ditës ti bëj gradualisht më të dukshme vranësirat, në skajin verilindor dhe juglindor, por nuk priten reshje.

Ndërsa nëpër lugina, do të ketë mjegull gjatë orëve të para të mëngjesit.

Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes, por rënie e lehtë pritet në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -7°C vlera minimale, deri në 12°C maksimalja në rang territori.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare përgjatë gjithë ditës, duke arritur shpejtësinë maksimale 35 km/h nga drejtimi Lindor-Verilindor, kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 2 ballë.


Shtuar 20.02.2025 07:35