Aksident i rëndë në Këlcyrës, një i plagosur dërgohet në spital

Pasditen e sotme ka ndodhur një aksident në aksin rrugor “Ura e Leklit-Këlcyrë”, ku si pasojë ka mbetur i dëmtuar një 64-vjeçar.

Aksidenti ndodhi rreth orës 18:30 të pasdites, në hyrje të Këlcyrës ku automjeti me drejtues shtetasin E.C., 35 vjeç është përplasur me automjetin e shtetasit D.K., 64 vjeç.

Ky i fundit është dërguar në Spitalin rajonal të Gjirokastrës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shtetasi E.C., është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të kryer hetimet e mëtejshme.


Shtuar 19.02.2025 20:02