Një punëtor ndërtimi ka humbur jetën, pasi duke punuar ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.
35-vjeçari Ylli Xhaferri, baba i tre fëmijëve, ka qenë duke punuar në ndërtimin e një banese në fshatin Mazhë e Madhe në Krujë dhe ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.
Menjëherë ai është dërguar në qendrën shëndetësore, por ka mbërritur atje pa shenja jete.
Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes.