Greqia nuk po gjen dot qetësi nga lëkundjet sizmike të vazhdueshme. Këtë herë një tërmet me magnitudë 5 ballë ka goditur Patrën, në veri të qytetit të Kyllinit.
Sipas njoftimit të Institutit Gjeodinamik, tërmeti ka pasur epiqendrën 7 kilometra në veriperëndim të Kyllinit, me një thellësi prej 18.7 kilometra. Lëkundjet janë ndjerë edhe në Patra, por nuk ka raportime për të lënduar ose dëme materiale.
Sizmologu Akis Tselentis ka bërë me dije se ndonëse zona është e njohur për aktivitet sizmik, situata është nën kontroll. Gjatë ditëve të fundit, Greqia ka qenë e prekur nga lëkundje sizmike, ndërsa në Santorini ka pasur pasiguri të vazhdueshme, me frikë nga mundësia e tërmeteve më të forta.