Rama: Jam kundër arrestimit të Veliajt, është i panevojshëm, Noc Rrokun do shkrijë…

Ditën e sotme, gjatë rubrikës ‘Sy m’sy’, kryeministri Edi Rama, ka komentuar sërish arrestimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, duke thënë se; “nuk do ta tolerojmë një sistem drejtësie të njëanshëm, thjesht dhe vetëm të pavarur, por jo profesional dhe në shkelje të standardeve demokratike”.

Rama tha gjithashtu se nuk do të lejojnë që në emër të pavarësisë, “të shkelen liritë dhe të drejtat e njerëzve, të intimidohen njerëzit që merren në pyetje, të kapërcehen fazat e hetimit dhe gjykimit, dhe paraburgimi të bëhet normë, për të kyçur brenda pa gjyq, kur kushtet e domosdoshme duhet të plotësohen për të paraburgosur dikush janë të qarta dhe praktikisht nuk kanë të bëjnë me një pjesë që janë konsideruar të përmbushura”.

“Jam kundër ndalimit të kryetari të bashkisë së Tiranës, është i panevojshëm për të vazhduar hetimet, Por ama si mund të ndaloj unë ekzekutimin. E pra në këtë vend ka ndodhur nuk ka ndodhur para 100 vjetësh.

Ndalimin për 21 janarin e ka bërë një buf kënete që ulëret do shkrij SPAK-un, por do shkrijë Noc rroku.

Ne duam një drejtësi të pavarur duke parë vetëm drejtë por duam një drejtësi ku prokurori bën detyrën e vet dhe gjykatësi bën arbitrin jo ortakun e prokurorit.

Prandaj është e rëndësishme të kemi zërin kritik, por jo do të të shkrij unë se ti më ke shkrirë mua.

Ama do shkrihesh nëse je i korruptuar dhe nëse je i provuar si i tillë, por jo nuk mund ti thuash dot kurrë një institucioni do shkrihesh se po bën punën tënde, pavarësisht se puna mund të mos jetë gjithmonë e mirë.

Në atë institucion ndodh diçka e paligjshme, ndodh bashkëpunimi me mediat dhe nxjerrja e sekretit hetimor për të intimiduar dhe linçuar njerëz paraprakisht por një gjë është e sigurt.

Kjo punë do ecë përpara, që SPAK gjykata speciale dhe sistemi i drejtësisë do kenë gjithë mbështetjen time kur sulmohen në mënyrë agresive personalisht do kenë mbështetjen e qeverisë”,-u shpreh Rama.


Shtuar 18.02.2025 09:45