Rama ironizon opozitën: Nuk ka perëndi që i blen 800 mijë njerëz, blerja e votave alibi idiote e humbësve kronikë

Gjatë rubrikës ‘Sy m’sy’, kryeministri Edi Rama, i është përgjigjur një komentuesi, që e akuzon për blerje votash.

Rama u shpreh se “800 mijë njerëz nuk ka perëndi që i blen, janë vullnet popullor dhe këtë nuk e luan topi”.

Më tej, ironizoi opozitën duke thënë se blerja e votave është “alibia idiote e humbësve kronikë që nuk fitojnë edhe pse nuk arrijnë të kuptojë pse humbasin”.

Rama: Bajat janë të gjithë ata që e lidhin votën e popullit për PS dhe mua, me blerje dhe shitje. 800 mijë njerëz nuk ka perëndi që i blen, janë vullnet popullor dhe këtë nuk e luan topi.

Është thjesht alibia idiote e humbësve kronikë që nuk fitojnë edhe pse nuk arrijnë të kuptojë pse humbasin.

Dhe duke ia mohuar të vërtetën vetes mbeten po humbësa, ngelësa dhe fatkeq për faktin se nuk pranojnë të vërtetën se humbin se ne jemi më të fortë, më të zotë, më të mirë dhe jemi të duhurit për këtë vend.

Përsa u përket rrenave, unë di që nuk kam as arsye dhe as edukatën e njeriut që të rren për të përfituar, qoftë edhe një votë të vetme.


Shtuar 18.02.2025 09:19