EMRAT/ Detajet e aksidentit tragjik në Gjirokastër, makina e ushtrisë po transportonte materiale të arkivit

Detaje të reja kanë dalë në dritë mbi aksidentin fatal të ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër rreth orës 14:00 të mesditës. Në aksident u përfshinë dy automjete, njëri prej tyre ishte i ushtrisë i tipit “Mad” ndërsa automjeti tjetër i llojit “Volkswagen Cady”.

Viktima të këtij aksidenti kanë mbetur Pano Kalanderi 58 vjeç, i cili ishte drjetues i automjetit Volkswagen si dhe pasagjeri që po udhëtonte me të Shefki Salaria.

Sipas raportimeve, shkak për këtë aksident ëshrë shpejtësia në rrugë si dhe moskujdesia në drejtimin e mjetit. Gjithashtu është bërë me dije se mjeti ushtarak gjatë ditës së sotme po materiale të arkivit të Gjirokastrës.

Drejtuesi i automjetit të ushtrisë ndodhet në Spitalin e Gjirokastër ku po merr ndihmë mjeksore, ndërsa është jashtë rreziku për jetën.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 14:00, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Kthesa e Viroit”, automjeti tip “Volksëagen Cady” me drejtues shtetasin P. K., 58 vjeç, banues në Gjirokastër është përplasur me automjetin tip “Mad” (automjet i Ushtrisë), me drejtues shtetasin B. Gj., 54 vjeç, banues në Tiranë.

Si pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit tip “Volksëagen Cady”, shtetasi P. K., dhe pasagjeri në këtë automjet, ende i paidentifikuar.

Gjithashtu, është dëmtuar lehtë shtetasi B. Gj., i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër.

Grupi hetimor vijon punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe për identifikimin e pasagjerit që ka humbur jetën.


Shtuar 17.02.2025 16:38