Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka uruar 17 vjetorin e pavarësisë.
Konjufca ka thënë se Pavarësia e Kosovës u arrit me shumë mund, përpjekje e sakrifica të popullit shqiptar. Lufta për çlirim, liri e pavarësi ka në themel gjakun e dëshmorëve të rënë ndër breza.
“Populli i Kosovës do të jetë përherë mirënjohës ndaj miqve dhe aleatëve në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet evropiane që përkrahën çlirimin e Kosovës dhe ndërtimin e shtetit tonë të pavarur dhe sovran. Pa ndihmën e tyre kjo rrugë do të ishte më e gjatë dhe më e vështirë”, ka shkruar Konjufca.
