Deputeti i PD Dashnor Sula, paraqitet me fustan në Parlament: Ja ku shkuan paratë e taksapaguesve, Ajola e kishte për turp të vishej lirë

Ditën e sotme, deputeti i PD Dashnor Sula, u paraqit në senacë në mënyrë të pazakontë, teksa mbante një fustan në dorë, teksa iu referua, fustaneve të Ajola Xoxës, ku në dosjen e SPAK për Erion Veliajn, thuhej se ajo bleu 35 mijë euro një fustan.

Ai tha se SPAK duhet që të hetojë aferën “5D” dhe mos të merret me fustanet e Ajola Xoxës.

“Ja ku kanë shkuar paratë e shqiptarëve. Bëjnë shpenzime që e kanë nga aktivitete e tyre, por nga aktiviteti publik i bashkëshortëve. Unë e di që shumë zonja nga mazhoranca mund ta veshin një fustan të tillë që kushton 45 mijë lekë të vjetra dhe s’e kanë për turp. Por, ka zonjë që konkurrojnë me koleget që të kenë vlera sa më të larta.

Këto gratë e këtyre, e duan 2000-3000 euro dhe shumë e shumë çmime të tjera të larta. Nuk ngopeni o njerëz, po ndaloni mo, lakuriq kemi ardhur, ashtu do ikim. Spak i kërkojë që të mos merret vetëm me fustanet e gruas së Veliajt, por të merret me 5D që është skemë korruptive. I them SPAK ta hetojë për inceneratorin. A ju kujtohen lotët e atyre nënave nga Petrela, Ndroqi që policia e Erion Veliajt i merrte perimet dhe më pas i merrnin e i shisnin prap. Lotët e tyre nuk bjen në tokë”, tha ai.


Shtuar 17.02.2025 13:18