Gazment Bardhi thirrje ministrit të Brendshëm: Duhet të japësh llogari për mosveprimin e policisë gjatë protestës para SPAK për Veliajn

Ditën e sotme, kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Gazmnet Bardhi, bëri thirrje që ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, të paraqitet në Kuvendi dhe të japë llogari për mosveprimin sipas tij të policisë gjatë protestës para SPAK, në mbështetje të Erion Veliajt.

Gjithashtu, Bardhi se qëllimi i protestës nuk ishte për të mbrojtur Veliajn.

“Qëllimi nuk ka qenë për të mbështetur Erion Veliaj se po ta kishin për ta mbështetur nuk i kishin vënë Nesti Angonin që ka dy seanca që mungon në kuvendin e Shqipërisë e nuk e dimë se ku është zhdukur këto ditë”, tha Bardhi.

Bardhi tha se qëllimi i protestës para SPAK, ishte që Rama të kërcënonte jetën dhe shëndetin e çdo gjyqtari apo prokurori që nuk i bindet urdhrave të tij.

Gazment Bardhi: “Ju kërkoj që të thirrni në seancë ministrin e brendshëm i cili pa turp jo vetëm keq informoi publikun po gënjeu kuvendin duke thënë informacionin e rremë se policia nuk kishte patur asnjë dijeni për prezencën e nje turm , punonjësit e bashkisë së Tiranës përpara SPAK gjatë seancës së vlerësimit të masës së sigurisë për personin nën hetim për korrupsion Erion Velia.

Gjyakta kanë konfirmuar zyrtarisht se përmes gardës se republikës kishin njoftuar drejtuesit më të lartë të policisë së shtetit. Dhe në mënyrë të paprecedente PSH kishte refuzuar t`i përgjigjej thirrjes së Gardës së Republikës.

Kanë rënë themelet kushtetuese. Ministri i brendshëm, jo thjesht do duhet të dorëhiqet por duhet të shkarkohet sepse ka gënjeu deputet e Kuendit kur tha se nuk ka patur asnjë njoftim.

Qëllimi nuk ka qenë për të mbështetur Erion Veliaj se po ta kishin për ta mbështetur nuk i kishin vënë Nesti Angonin që ka dy seanca që mungon në kuvendin e Shqipërisë e nuk e dimë se ku është zhdukur këto ditë.

Qëllimi ishte një dhe i vetëm, që Rama t’i jepte mesazhin gjyqtarëve dhe prokurorëve që me punonjës administrate madje me punonjës të policisë bashkiake i kërcënon jetën dhe shëndetin çdo gjyqtari apo prokurori që nuk i bindet urdhrave të tij.

Thirrni në seancë ministri e brendshëm për të dhënë llogari për mosveprimin e policisë dhe mashtrimin institucionale që i bëri kuvendit të Shqipërisë”.


Shtuar 17.02.2025 11:39