Armëpushimi me Hamasin, Netanyahu dërgon negociatorë në Kajro, do të diskutohet për pengjet

Kryeministri Benjamin Netanyahu ka udhëzuar një ekip negociator që të udhëtojë nesër në Kajro për të vazhduar bisedimet për fazën e parë të marrëveshjes së shkëmbimit të pengjeve me Hamasin.

Sipas zyrës së kryeministrit izraelit, vendimi u mor “në koordinim” me të dërguarin special të SHBA-së, Steve Witkoff, i cili foli më parë me Netanyahun.

Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit nesër, ekipi negociator do të marrë udhëzime për të vazhduar bisedimet për fazën e dytë të marrëveshjes, thuhet në deklaratë.

Kujtojmë se sot Netanyahu priti në Tel Aviv, sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio. Ata diskutuan për lirimin e pengjeve, për Hamasin dhe Iranin ku këtë të fundit e shohin si destabiliuzues në rajonin e Lindjes së Mesme.


Shtuar 16.02.2025 19:18