Balluku nis promovimin e ndërmarrjeve dhe bizneseve që po kontribuojnë në zhvillimin ekonomik

Në një vizitë në qarkun e Fierit, Zv Kryeministrja Belinda Balluku nisi një proces promovimi të ndërmarrjeve dhe bizneseve që po kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të vendit.

Gjatë kësaj vizite, Balluku u ndal në një nga kompanitë e prodhimit dhe përpunimit të polisterolit në Kolonjë, Lushnje, një kompani që ka arritur të eksportojë produktet e saj edhe jashtë vendit.

Gjatë takimit me punonjësit dhe menaxhmentin e kompanisë, Balluku u shpreh se mbështetja për këto biznese do të vijojë të jetë një prioritet i qeverisë.

Balluku gjithashtu u shpreh e bindur se këto nisma rrisin jo vetëm mirëqenien e familjeve, por edhe forcimin e sektorëve të prodhimit dhe eksportit në vend, duke e bërë Shqipërinë më të fortë ekonomikisht dhe konkurruese në tregun ndërkombëtar.


Shtuar 15.02.2025 15:10