EMRI/ Shiti një apartament dy herë përmes mashtrimit, pranga 67-vjeçarit

Një 67-vjeçar është vënë në pranga nga blutë e Fierit, pasi u shiti 2 personave të njëjtin apartament.

Sipas policisë, denoncimi u bë nga personi me inicialet I. B., 45 vjeç, banues në Fier, i cili ka deklaruar se në apartamentin që kishte blerë në vitin 2016 nga Njazi Vrenozi, jetonin disa shtetas të tjerë.

Pas verifikimeve të bëra nga policia, rezultoi se Njazi Vrenozi, në vitin 2024 po këtë apartament, ia kishte shitur edhe një personi tjetër, M. D., 32 vjeç.

‘Në përfundim të veprimeve hetimore, u bë ndalimi i shtetasit Njazi Vrenozi, 67 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “mashtrimi”, njoftoi sot policia.


Shtuar 15.02.2025 15:07