VIDEO/ Aldo shokon me deklaratën e tij: Më ka ardhur në krevat, për cilën banore bëhet fjalë?

Në shtëpinë e “Big Brother Vip Albania 4”, është rikthyer sërish “Big Brother Live nga Shtëpia”, ku banorët e shtëpisë më të ndjekur në vend, vijnë live me emisionin e tyre në valët e Top Albania Radios.

I ftuar në emision ishte Aldo Marku, në moderim të Danjës dhe Rozanës, ku ai ka zbuluar disa të vërteta të pathëna më parë.

Duke zbuluar emrin e banorit më tinzar dhe të kamufluar e deri tek trekëndëshi i bujshëm mes G-Banit, Laertit dhe Valbonës ku ai ka shprehur mendimin e tij se cili prej tyre e ka nisur këtë lojë.

Dy moderatoret e kanë ngacmuar rreth marrëdhënies së tij apo ndjenjave që ai kishte për Livian.

Me këtë pyetje, Aldo ka zbuluar të vërtetën që fshihet pas ndjenjave të tij për banoren duke dhënë disa deklarata të papritura. Njëra prej tyre ishte: Puthja me Livian nuk do të ndodhë kurrë…

Ai ka vazhduar duke shpjeguar më shumë:

Kishte një kokëfortësi fëmijërore, në javët e para, ia vlerësoja disa cilësi… nuk ndaloj kurrë vetëm tek pëlqimi fizik. Livia fizikisht, fytyrë- pamje, është okej.

Ajo ka treguar disa nuanca mos-dëgjimi, dëshiron të arrijë konkluzionin e vet. Përfshinte shumë epitete që kanë qenë të padrejta…

Përpos këtyre fjalëve ai ka shtuar se:

Ajo më ka ardhur në krevat, ka flirtuar me dorën e saj tek buzët e mia…

 


Shtuar 14.02.2025 22:39