Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, teksa ishte i ftuar në emisionin Log, komentoi ardhjen në Tiranë të Chris LaCivita.
Mediu theksoi se LaCivita në Shqipëri, është sjellë nga Partia Demokratike. Ai tha se ka qenë dëshira e LaCivita që të ndryshojë situatën në Shqipëri.
Fatmir Mediu: Ardhja e Chris LaCivita nuk ka qenë çështje financiare, por edhe qëndrim ndryshe i tij, që Europa të ndryshojë, pasi e majta e zhyti kontinentin në krizë. La Civita-n e sollëm ne. Kam njohur njerëz pranë LaCivita-s. Është dëshira e tij që të sjellë ndryshim në Shqipëri. Është marrëdhënie e menaxhimit elektoral, nuk është lobim. Është kualitet i lartë i menaxhimit të fushatës. Do të vijë edhe Tony Fabrizio.