Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance duke folur në konferencën e sigurisë në Mynih ka deklaruar siç duket duke ju drejtuar majtistëve se, “ju nuk mund të fitoni një mandat qeverisës duke censuruar kundërshtarët, duke arrestuar oponentët tuaj apo liderin e opozitës….as duke paditur gazetarë që raportojnë lajme!”.
“Ne duhet të bëjmë më shumë në praktikë sesa vetëm të flasim për vlerat demokratike”, tha ai në fjalimin e tij.
“Unë thellësisht besoj se nuk duhet të keni frikë nga zërat dhe opinionet alternative për atë sesi liderët po drejtojnë shtete të ndryshme evropiane”.
“Fjala e lirë, kam frikë, se po censurohet”, tha Zëvendëspresidenti amerikan, duke ju drejtuar panelistëve dhe pjesmarrësve në Konferencën mbi Sigurinë. “E djathta po sulmohet në të gjithë botën”, ka deklaruar ai para shumë liderve evropiane.
Lidhur me këto deklarata ka reaguar edhe drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi.
“Dikush ta njoftojë Edi Ramën se ka edhe më keq se Chrisi! Shpejt do paketohet për tek miku i tij McGonigal”, shprehet Këlliçi në reagimin e tij përmes rrjeteve sociale.