Shtëpia e BBVA nuk është më e njëjtë për Eglin dhe Gjestin.
Ajo prej tri ditësh po tenton t’i flasë Gjestit, por ky i fundit nuk ia ktheu as edhe një herë.
Debate të ngjashëm pati edhe mëngjesin e sotëm ku Egli me çdo forcë u mundua që ta bëjë Gjestin t’i flasë.
Madje pati momente kur edhe bërtiti e i tha se është në gjendje ta dëgjojë pa folur fare.
Gjesti vazhdoi ta injoroj atë derisa ia përkujtoi që natën e Prime-it kur ai deshi t’i flasë ajo nuk ishte e interesuar të dëgjojë.
Ndër të tjerash Gjesti i kërkoi Eglit që të mos i afrohet pasi ka dikë tjetër që e pret jashtë.
Por kjo e fundit refuzoi derisa tha se s’i intereson fare edhe po t’i ketë 5 të tjera e fëmijë jashtë që e presin.