Blero feston Shën Valentinin, ua uron edhe ish-partnereve të tij

Këngëtari i njohur Blero Muharremi ka bërë të ditur se është në një lidhje të re dashurie.

Në prag të Shën Valentinit, ai ka ndarë një fotografi në një restorant luksoz, duke lënë të kuptohet se po e feston me dikë të veçantë.

Megjithëse nuk ka zbuluar identitetin e personit që e shoqëron, vëmendjen më të madhe e ka marrë mbishkrimi i tij thumbues: “Dita e parë e Shën Valentinit, gëzuar edhe ex-ave të mi”.

Ky koment ka ngjallur reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët kanë nisur të spekulojnë se kujt mund t’i jetë drejtuar ky mesazh.

Duke marrë parasysh historinë e tij të njohur me ish-bashkëshorten Afrona Dika, dhe aktoren Teuta Krasniqi, si dhe lidhjet tjera të kaluara, postimi ka shkaktuar kureshtje mes fansave.

Disa e kanë parë si një thumb ndaj ish-partnereve, ndërsa të tjerë besojnë se është thjesht një mënyrë e tij për të ndarë një moment romantik me ndjekësit.


Shtuar 13.02.2025 16:21