Ditën e sotme, seanca parlamentare është shoqëruar me tensione teksa në Kuvend mbante fjalën ministri Taulant Balla.
Deputeti i Partisë Demokratike, Petrit Doda është afruar drejt foltores duke shkulur mikrofonin.
Pavarësisht se foltorja e Kuvendit ishte e rrethuar nga Garda e Republikës, ligjvënësi demokrat arriti që të çajë kordonin dhe të shkulë mikrofonin.
Tensionet në Kuvend nisën pasi kryeparlamentarja i dha fjalën ministrit, ndërsa demokratët protestuan.
I pari që shkoi drejt Foltores ishte Flamur Noka dhe më pas edhe deputetët e tjerë të PD-së.