Këtë të enjte, kryeministri i vendit Edi Rama, është nisur drejt Durrësit ku do të takojë Erion Veliajn, i cili u transportua mëngjesin e sotëm nga blloku i sigurisë në Tiranë.
Në seancën e zhvilluar ditën e djeshme, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, caktoi masën “arrest me burg” për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj dhe “detyrim paraqitje” për të shoqen, për akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave.
Masa “arrest në burg” u la në fuqi edhe biznesmenin Elman Abule, ndërsa për 5 të tjerë është vendosur masa e detyrimit për t’u paraqitur në prokurori.
Bëhet fjalë për biznesmenët që dyshohet se kanë përfituar tendera në mënyrë korruptive nga Bashkia e Tiranës, mes të cilëve, Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha.