Në 1 mars, Partia Demokratike, do të zhvillojë primaret. Kryesia e PD-së, (mbledhur të martën), ka vendosur që kjo garë për përzgjedhjen e kandidatëve për deputet nga radhët e demokratëve, do të jetë në nivel qarku.
Tre propozimet kanë qenë: zhvillim i primareve në nivel dege të PD, në nivel qarku, dhe kombëtare. Ajo që është zgjedhur është në nivel qarku.
Në mbledhjen e djeshme është diskutuar edhe rregullorja e primareve.
Sipas burimeve të gazetarit Stafa, këto do të jenë primare kualifikuese.
Pra, secili qark, do të ketë specifikat apo rregulloren e vet, në bazë të numrit të popullsisë, anëtarëve të
PD-së, dhe numrit të kandidatëve.
Ata të cilët kalojnë pragun(secili qark do të ketë një prag), kualifikohen dhe emrat e tyre do të vijnë në Kryesinë e PD-së.
Më pas do të jetë Kryesia e PD që do të vendosë, se cili kandidat do të jetë në listat e mbyllura dhe të hapura.
Ky vendim më pas do duhet të kalojë edhe në Keshillin Kombëtar.