“Big Brother”/ Loredana shokohet pas informacioneve që merr për Jozin

Mbrëmjen e djeshme, banorja e “Big Brother VIV”, Loredana, mësoi  disa informacione në lidhje me Jozin.

Ajo mësoi që Jozi ka hequr unazën e martesës së tyre.

Po ashtu, mësoi edhe për raportin që ai ka me Valbonën, ku tha se nuk i njeh vëllezërit, ndryshe nga sa kanë pretenduar ata të dy në shtëpi.

“Do doja të dija pse ka hequr unazën, do doja këto ditë që Jozi të më jepte provën që është me mua, se fillova të dyshoj. Bravo i qoftë. Nuk kam fjalë. Ishte momenti që ai të tregonte që ishte me mua. Faleminderit Jozi, kjo sjellja jote që unë me bukë e ti me gur unë nuk e kuptoj. Sjellja e tij skandal. Kjo më tregon që lidhja ka qenë lojë ”, tha Loredana.


Shtuar 12.02.2025 11:09