Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen “18 Shtatori”, pranë Universitetit të Gjirokastrës. Gjithashtu bëhet e ditur se dy të moshuar kanë mbetur të asfiksuar si pasojë e flakëve dhe tymit. Ndërsa shkak i zjarrit dyshohet se ka qenë një bombol gazi.
Po ashtu në vendngjarje kanë shkuar menjëherë zjarrfikësit të cilët kanë ndërhyrë për të vënë situatën nën kontroll dhe për të shpëtuar banorët. Fatmirësisht, nuk raportohet për viktima, por dëmet materiale janë të konsiderueshme. Ndërkohë autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes.