Zgjedhjet në Kosovë/ Të dhënat e fundit nga KQZ-ja: Numërohen mbi 80 përqind të votave, si renditen partitë politike

Janë numëruar mbi 80 përqind të votave, ose 2 mijë e 333 nga 2 mijë e 533 vendvotime sa janë gjithsej.

Sipas rezultateve aktuale LVV ka 41.29 për qind, PDK-21.83 për qind derisa LDK – 17.75 për qind të votave.

Këto rezultate janë publikuar, pas problemeve që pati faqja e Komisionit Qendror të zgjedhjeve me orë të tëra.

KQZ-ja e ka pranuar që ka probleme teknike, ndërkaq në opinionin publik ka pasur dyshime të mëdha për këtë siç është cilësuar skandal në procesin zgjedhor.

 

 

 

 


Shtuar 10.02.2025 08:19