FOTO/ Dasmë në familjen Topalli, këtë fundjavë Cindy Marina bën festën e beqarisë

Cindy Marina dhe Genar Topalli do të celebrohen ditët e ardhshme në martesë.

Ka qenë vetë nusja, Cindy Marina ajo e cila ka bërë me dije se këtë fundjavë po feston festën e beqarisë, para se të shkojë drejt altarit me dashurinë e saj, Genarin.

Modelja është suprizuar nga shoqet e saj ndërsa ka postuar foto nga festa me vajza. Ato ndodhen në St. Barth (ose Saint Barthélemy), një ishull i vogël dhe luksoz në Karaibe, që njihet për plazhet e tij mahnitëse, resortet ekskluzive dhe jetën e shtrenjtë.

Kujtojmë se në shkurt të vitit të kaluar, Genari iu ul në gjunjë gazetares së sportit dhe i propozoi asaj për martesë.


Shtuar 8.02.2025 21:13

Tags: ,