Këtë të mërkurë, gjatë konferencës për media, lideri demokrat Sali Berisha, deklaroi se do t’i kërkojë administratës së re amerikane heqjen e non gratës.
“Kam pritur të plotësohet administrata dhe më pas do t’i drejtohem. Është kuptuar universalisht që ishte një akt i George Soros dhe Sekretari i Shtetit e bëri atë pa asnjë ligj në shtetin e vet dhe pa asnjë dokument në dosje, por me lobimin korruptiv të Soros”, u shpreh ai.
Duke u ndalur te protesta e 8 shkurtit në orën 17.00, Berisha tha se do të jetë madhështore dhe se opozita nuk do të ndalet deri në fitoren e 11 majit.
“Do të jetë një protestë madhështore në të cilën shqiptarët zbresin në shesh si dëshmitarë të agut të fitores. Tani ka vetëm një fjalë: fitore! Dhe kjo fitore nuk ndalet më. Ju po të vini re palën tjetër, është në autodigjestion. Ccfarë dua të them? Ripërtyp mashtrimet e veta, mbulon krimet e veta. Po ta dëgjosh Edi Ramën, ccdo ditë ripërtyp gënjeshtrat e tij. Mendon se shqiptarët kanë humbur memorien, janë në amnezi të plotë dhe mund t’u them cctë dua atyre. Diaspora nuk do t’iu dëgjojë emrin. Dhjetëra takime të tyre dështojnë”, tha ai.