Si funksiononte skema/ Mashtrimi me mikrokreditë, GJKKO lë në qeli pronarin e disa shoqërive që ngritën “skemën piramidale”

Këtë të mërkurë, Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Arben Meskutit, për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest në burg”.

Meskuti mbahet në qelinë e paraburgimit, nën dyshimin se ka mashtruar mijëra qytetarë debitorë përmes mikrokredive. Ky i fundit, është pronar i disa shoqërive financiare që ngritën skemë piramidale.

Në dhjetor të vitit të kaluar, prokuroria e Tiranës shpalli moskompetencë për dosjen e mikrokredive duke e referuar atë në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion.

Skema e mashtrimit

Procedimi penal për skemën piramidale të mashtrimit te microkredi ka nisur në 25 shkurt të vitit 2020 pas kallëzmit të bërë në Prokurorinë e Tiranës nga Ministria e Drejtësisë. Gjatë hetimeve Prokuroria ka zbuluar se 5 shoqëritë, Micro Credit Albania, ADCA, SHP Zig, FS, FLASH, morën nga një bankë e nivelit të dytë, 3999 kredi të konsideruara të këqija dhe të pashlyera ndër vite me një shumë totale prej rreth 7.3 milionë euro.

Skema funksiononte përmes “Shtrëngimit të debitorëve në bankat e nivelit të dytë. Fillimisht përmbaruesit blinin debinë e qytetarëve nga bankat e nivelit të dytë, më pas bënin kontratë me debitorët. Brenda një periudhe të shkurtër, shtrëngonin qytetarët drejt marrjes së një kredie tjetër për të mbyllur të parën.

Skema e mashtrimit të qytetarëve nga subjekti financiar MCA dhe Final, po konsiderohet e njëjti si në rastin e firmave piramidale. Dy kompanitë kishin në total 32,542 klientë, nga të cilët 90% e tyre ishin në sekuestro preventive.


Shtuar 5.02.2025 11:37