Apeli legjitimoi kontrollet e SPAK në bizneset e saj, Ajola Xoxa bën rekurs në Gjykatën e Lartë

Ajola Xoxa, ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë të vendimit të Apeli i GJKKO-së legjitimoi kontrollet në bizneset e saj, si edhe sekuestrimin e celularit.

Me urdhër të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, oficerët e policisë gjyqësore dhe BKH ushtruan kontrolle në zyrat e kompanisë së bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, ndërsa më parë i kishin sekuestruar dhe telefonin celular.

Vetë Prokuroria e Posaçme nuk dha detaje, por u mjaftua të shpjegojë se ka kryer disa “veprime hetimore në kuadër të një procedimi penal”.

Kujtojmë se me vendim të GJKKO, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK), mori autorizimin dhe kërkonte të kontrollonte telefonin e Ajola Xoxës.

Ndërkohë më 3 shkurt, Ajola Xoxa, ka kundërshtuar në GJKKO vendimin për kontrollin e ushtruar në një apartamentin e përshtatur si magazinë e Sky Tower.

Kontrolli i SPAK është realizuar më datë 14 janar me vendim të gjyqtares Atalanta Zeqiraj, ndërkohë që sipas avokatëve të Ajola Xoxës, ky vendimi është kërkuar të shpallet si i paligjshëm në GJKKO.

Mësohet se gjatë kontrollit te 14 janarit, janë marrë disa dokumenta dhe pajisje elektronike, të cilat do të vlerësohen nga prokurorët e Posaçëm nëse mund t’i shërbejnë hetimit të rastit.


Shtuar 5.02.2025 10:52