Akuzohet për shpërdorim detyre, SPAK kërkon 1 vit burg për kryebashkiakun e Devollit, Eduart Duro

SPAK ka kërkuar dënimin e kryebashkiakut të Devollit Eduard Duro, me 1 vit dhe heqje të të drejtës për të ushtruar funksione për 5 vite

Prokuroria e Posaçme, ka lexuar pretencën këtë të mërkurë për kryebashkiakun socialist të Devollit Eduard Duro, duke kërkuar dënimin e tij me 1 vit burg për shpërdorim detyre, që konvertohet në 3 vite shërbim prove, si dhe me dënimin plotësues që për 5 vite të mos ushtrojë funksione publike.

Të njëjtin dënim prokurori Dritan Prençi kërkoi edhe për 4 zyrtarët e tjerë, përkatësisht Astrit Seferkolli, Gazment Haxhia, Gazment Mali dhe Vosjava Bregu


Shtuar 5.02.2025 10:09