“Ec vazhdo, qarkullo”- Plas keq mes Eglit dhe Indritit: Ku je mësuar jashtë…

U duk një ditë mjaft e qetë në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”, por menjëherë nisën debatet mes banorëve. Teksa Livia ishte përfshirë në një debat me Aldon, Egli dhe Indriti ndodheshin aty.

Në një moment dy banoret vendosin që të largohen dhe Indriti i thotë Eglit që të marrë çantën që kishte harruar aty. Asaj nuk i pëlqeu mënyra se si ia tha dhe iu kthye ‘u shqetësove ti për çantën, mos u shqetëso’.

Nga ana tjetër, Indriti i thotë ‘ec vazhdo, qarkullo’gjë që e bëri Eglin që të ‘shpërthejë’ dhe i flet: “Ja kush jeni ju, këtë ec moj ku je mësuar jashtë, jo mua”.

Pjesë nga debati:

Indriti: Merre këtë çantën

Egli: U shqetësove ti për çantën

Indriti: Thashë se harrove moj

Egli: Mos u shqetëso, e harroj se harroj

Indriti: A jeni në terezi a jo, merre çantën thashë se e harrove, se nuk më pengon. Unë e kam marrë dhe ta kam ruajtur

Egli: Mos e merr më, mos e bëj më, faleminderit, nuk ta ka kërkuar njeri dhe mos e bëj më

Indriti: Ec moj e vazhdo

Egli: Ja kush jeni ju, këtë ec moj ku je mësuar jashtë, jo mua

Indriti: Ec, qarkullo

Egli: Nuk është mirë kjo

Indriti: Mos mu përgjigj ashtu

Egli: Të përgjigjem si të dua

Indriti: Qarkullo, më zure diellin

Egli: Veten tënde tregon

Indriti: Mos u përgjigj ashtu

Egli: Vazhdo dhe gabo, akoma pres të më thuash ku i blen mendimet që të qesh pak


Shtuar 4.02.2025 16:30

Tags: , ,