Ka vite që është kthyer në një lider në mbrojtjen e Atalantës, duke luajtur rregullisht si titullar si në kampionatin italian edhe në Kupat e Europës.
Kapiteni i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti është një nga elementët më të çmuar të trajnerit Gasperini dhe këtë e vërteton me paraqitjet e tij në fushën e blertë. Në fundjavë mbrojtësi shënoi gol në barazimin 1-1 përballë Torinos.
Falë paraqitjes së shkëlqyer në fushën e blertë, 31-vjeçari është përzgjedhur në formacionin e javës së 23-të në kampionatin italian.
Gjimshiti është vlerësuar me notën 8.2 nga faqja e specializuar e statistikave Sofascore dhe është përzgjedhur mes më të mirëve të javës në kampionatin italian.