GJKKO pranon gjykimin e shkurtuar për 6 të akuzuarit e dosjes “Metamorfoza”, ndahet çështja për Erzen Breçanin dhe ish efektiven

Gjykata e Posaçme, ka pranuar gjykimin e shkurtuar për të pandehurit Ismail Zeneli, Bujar Ajeti, Besmir Murtati, Adrian Cenaj, Albert Prenga dhe Dedan Gjoni në këtë proces.

Çështja u nda për ish-zëvendës drejtorin e policisë së Tiranës, Erzen Breçanin dhe ish-efektiven e policisë, Jonida Babameto.

Të dy ata do të gjykohen me procedurë të zakonshme.

Gjithashtu, gjykata shpalli moskompetencën duke dërguar dosjen në ngarkim të Breçanit dhe Babametos në Gjykatën e Tiranës.


Shtuar 3.02.2025 12:45