Hamza premton zgjerimin e subvencioneve për bujqësi dhe blegtori

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se Kosova duhet ta rrisë prodhimin vendor.

Në një vizitë në fshatin Keqekollë, ku ka vizituar edhe një fermë ai është zotuar se programi i tij parasheh zgjerimin e subvencioneve dhe granteve, sidomos për prodhimet bujqësore dhe blegtorale.


Shtuar 28.01.2025 14:55