Policia e Tiranës, ka arrestuar një person dhe ka shpallur në kërkim një tjetër. Ata dyshohet se i kanë vjedhur 1000 euro një 35-vjeçari.
Në pranga ka rënë 22 vjeçari Denis Saliu, ndërsa në kërkim është shpallur Mehmet Jata, 23-vjeç, pasi i kanë grabitur 35-vjeçarit një shumë prej 1 mijë eurosh.
Pas vjedhjes, këta shtetas janë larguar me një automjet tip “Peugot”, i cili u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Nga veprimet e shpejta hetimore u identifikuan shtetasit D. S., 22-vjeç dhe M. J., 23 vjeç, të dy banues në Kamëz. Shtetasi D. S. u vu në pranga, ndërkohë po punohet për kapjen e shtetasit M. J. Pas vjedhjes, këta shtetas janë larguar me një automjet tip “Peugot”, i cili u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
“I morën me dhunë 1000 euro, një 35-vjeçari, identifikohen 2 shtetas. Vihet në pranga njëri prej tyre, punohet për kapjen e tjetrit.
Sekuestrohet automjeti i përdorur nga autorët e dyshuar, për t’u larguar pas vjedhjes.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, pas kallëzimit nga një 35-vjeçar, se dy shtetas i kishin marrë me dhunë 1000 euro, në Zall Mner, kanë organizuar menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Nga veprimet e shpejta hetimore u identifikuan shtetasit D. S., 22-vjeç dhe M. J., 23-vjeç, të dy banues në Kamëz. Shtetasi D. S. u vu në pranga, ndërkohë po punohet për kapjen e shtetasit M. J.
Pas vjedhjes, këta shtetas janë larguar me një automjet tip “Peugot”, i cili u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kalun Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.