Kongresi Elektoral i CDU/ Udhëtimi i parë i Berishës që pas heqjes së masës së arrestit shtëpiak, kreu i PD niset drejt Gjermanisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, niset sot drejt Gjermanisë ku do të marrë pjesë në Kongresin Elektoral të CDU-së në Gjermani, pas një ftese zyrtare si përfaqësues i opozitës shqiptare.

Kongresi mbledh liderët e partive anëtare të Partisë Popullore Evropiane, ku bën pjesë edhe Partia Demokratike e Shqipërisë.

Berisha ka marrë leje nga Prokuroria e Posaçme, pasi ndodhet nën masën e sigurisë “Detyrim paraqitjeje”.

Ndërkohë, një ditë pas protestës kombëtare të 8 shkurtit, më 9 shkurt, kreu i PD do të zhvillojë një takim me shqiptarët që jetojnë në Itali, takim që pritet të mbahet në Romë.

Zyra e shtypit të PD, thotë se Berisha shkon në Gjermani pas një ftese zyrtare si përfaqësues i opozitës shqiptare.

Kongresi mbledh liderët e partive anëtare të Partisë Popullore Evropiane, ku bën pjesë edhe Partia Demokratike e Shqipërisë.

Kujtojmë që kjo është vizita e parë e Sali Berishës jashtë vendit, që pas heqjes së masës së sigurisë arrest shtëpie.

Berishës iu dha edhe leje nga SPAK për të udhëtuar në Gjermani, pasi ndaj tij është caktuar masa e detyrimit të paraqitjes.


Shtuar 31.01.2025 12:40