Një plagosje me thikë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjte te “Rruga e Dibrës” në Tiranë. Një person është goditur me mjet prerës në rrethana ende të paqarta. Si pasojë mësohet se i plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet në kudesin e mjekëve. Ndërkohë policia ka rrethuar zonën dhe po punon për kapjen e autorit, ende i paidentifikuar.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 30.01.2025, rreth orës 20:30, në Rrugën e Dibrës, është goditur dyshohet me mjet prerës shtetasi G. K, i cili ndodhet ne spital, nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollin e saj për kapjen e autorit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.