Kryeministri Edi Rama, ka ftuar të rinjtë që të studiojnë në fushën e teknologjisë, duke u shprehur se kërkesat për punë dhe ofertat e pagave janë të larta.
Edi Rama: Jemi në një kohë ku po krijohet një ekosistem i tërë për të mundësuar studimin e teknologjisë dhe punësimin e mirëpaguar falë njohjes së teknologjisë.
Të lidhura
None found
Sot ka një përmbysje të dinamikës midis shtetit dhe sipërmarrjes, apo strukturave të arsimit dhe sipërmarrjes.
Nëse deri dje ishte një përpjekje e vazhdueshme dhe jo shumë e suksesshme për ti bindur sipërmarrësit të investojnë në burimet njerëzore sot kompanitë janë gjithnjë e më të interesuara për tu lidhur më këto institucione dhe për të filluar të bëjnë marrëveshje për punë me punonjësin e tyre të ardhshëm që në bankën e shkollës.
Kërkesa e sipërmarrjes shqiptare për punonjës me dije në fushën e teknologjisë është vërtetë e lartë dhe ofertat e pagave janë vërtet të larta.
