Interi mundi Lecce-n 4-0 si udhëtues, duke iu përgjigjur suksesit të Napolit dhe duke e çuar veten në 50 pikë në renditje. Një fillim i rrufeshëm për zikaltërit, të cilët në minutën e 6-të, pas një gabimi të Guilbert dhe një sllallomi në zonë të Thuram, zhbllokuan sfidën me Frattesi.
Po në pjesën e parë Thuram humbi mundësinë për golin e dytë nga disa hapa, më pas në minutën e 39-të kapiteni Lautaro Martinez dyfishoi avantazhin me një gjuajtje të bukur, në mes dy gola të anuluar të Thuram dhe Frattesi për pozicion jashtë loje.
Në pjesën e dytë Dumfries dhe Taremi me një penallti e vendosën ndeshjen në kasafortë shumë përpara kohe. Kjo është fitorja e 200-të e Simone Inzaghit si trajner në Serinë A.
Kjo ndeshje ishte dhe një përballje mes dy kuqezinjve, Ramadanit dhe Asllanit. Mesfushori i Lecce-s, u aktivizua në fillimin e pjesës së dytë, ndërsa Asllani në minutën e 75-të në vend të Fttaresi-t.
Goli i Fratezit: (VIDEO)
Goli i Lautaro Martinez: (VIDEO)
Goli i Dumfris: (VIDEO)
Goli i Taremi: (VIDEO)