Një person gjendet pa shenja jete në liqenin e Komanit

Mëngjesin e sotëm, një person është gjetur i pajetë në ujërat e liqenit të Komanit.

Trupi i pajetë është gjetur në mënyrë rastësore nga një banor, ndërsa ende nuk është bërë identifikimi i viktimës.

Policia ka nisur menjëherë hetimet dhe është nisur në vendngjarje për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e personit që u gjet i mbytur në ujë.


Shtuar 26.01.2025 14:21