Balliu: Erion Veliaj me hajdutët e tij i kanë vjedhur tezgat tregtarëve të Kombinatit

Shefi i organizimit në PD, Klevis Balliu përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet se Erion Veliaj me hajdutët e tij i kanë vjedhur tezgat tregtarëve të Kombinatit.

Postimi i Balliut:

Qytetarët e Kombinatit nën sulm nga pushteti
Erion Veliaj me hajdutët e tij i kanë vjedhur tezgat tregtarëve të Kombinatit.

Më e rëndë është jo vetëm vjedhja e tezgës, por kanë vjedhur edhe mallin, kanë marrë 600 mijë lekë mall atë ditë, lekët të cilat do të kthehen cent më cent në llogarinë bankare të kësaj zonje, në të kundërt për procedim penal, do shkojnë ata njerëz që kanë ardhur këtu për vjedhje të parave apo mallin e njerëzve.

Në cilin vend të botës mund të ndodhë që ti ti vjedhësh mallin tregtarit, vjen shteti pa letër zyrtare dhe i konfiskon natën bizneset njerëzve.

Së dyti, këtu kemi një dokument i cili u bën thirrje këtyre qytetarëve që të vijnë deri në datën 30 për të paguar taksën që këta kanë 15-16 vite për të paguar, ku zonja po bëhet gati për ta paguar taksën, sepse sapo ka paguar taksën e muajt të kaluar, e këta vijnë e i vjedhin tezgën bashkë me mallin.

Personi që i bën këto lojëra është Fatjon Duli, një njeri i cili nuk dinte se ku kishte shtëpinë e vet sepse kishte fshehur atje disa votues, ky individ do të përgjigjet që vjen e vjedh në këtë formë.

Tek kriteret që ata kërkojnë përfshijnë këtu edhe librezën shëndetësore në raste tregëtimi të mallrave ushqimore.
Shikoni pak situatën atje, atë situatë katastrofale, krim ekologjik e vrasje që ju bëjnë qytetarëve, ku nga njëra anë shitet ushqimi, e nga ana tjetër është grumbulli i plehrave.

Të gjitha këto kritere këtu, (7 gjithsej) për të mbajtur një tezgë ku sikur vetëm 2 nga këto kritere të kishte për këto lejet e ndërtimit që i japin cep më cep të Tiranës, lagje më lagje e fushë në fushë, 7 kritere japin këta për tezgat e asnjë për ndërtimet e paligjshme’.


Shtuar 25.01.2025 12:40