Pas një periudhe emocionuese dhe plotë ngjarje, Drilon Rama është shpallur fitues i edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova.
Ai ka arritur të fitojë zemrat e publikut me personalitetin e tij, shkathtësinë në komunikim dhe strategjinë e tij të mençur gjatë lojës. Driloni ka treguar që ka pasur fuqinë të mbajë ekuilibrin në mes të tensioneve dhe konkurrencës së fortë, duke arritur të kalojë çdo pengesë që i është shtruar.
Tashmë, ai mund të shijojë suksesin e tij dhe të shohë se çfarë do të sjellë e ardhmja pas këtij triumfi të madh!
Si finalistë të dytë dhe të tretë ishin Xheneta dhe Vullneti.