ChatGPT del jashtë funksionit, mijëra njerëz raportojnë probleme

Mijëra njerëz në mbarë botën kanë raportuar se nuk janë në gjendje të përdorin platformën më të njohur në botë të inteligjencës artificiale (AI), ChatGPT.

Downdetector, i cili gjurmon ndërprerjet e faqeve në internet, tregoi se më shumë se 10,000 njerëz raportuan se chatbot i AI, i krijuar nga OpenAI, nuk po punonte që prej orës orës 11:00, citon BBC.

Përdoruesit që tentonin ta përdorin atë u ndeshën me një mesazh që lexonte “serveri i uebit raportoi një gabim”.

Në faqen e statusit të ChatGPT thuhet se aplikacioni kishte “përjetuar nivele të larta gabimi” dhe firma ishte “aktualisht duke punuar për këtë problem”.

Megjithëse shumë njerëz përdorin versionin falas të chatbot-it, firma tarifon deri në 200 dollarë në muaj për nivelet e ndryshme të anëtarësimit.


Shtuar 23.01.2025 18:04