NJË ZONJË E PARË SI MELANIA TRUMP! Intrigon me Kapelë, puthje e vallëzim me presidentin e SHBA

Ndonëse një zhvillim tërësisht politik inagurimi Trump nuk mund të mos komentohej për ngjyrimet rozë, dashurinë që ndihej ajër, puthjet dhe kërcimet.

Melania Trump u përpoq të ishte thuajse e padukshme me veshjen e saj shumë serioze, por dhe mjaft elegante.

Por ndodhi e kundërta, vëmendja e ndiqte në çdo lëvizje sharmante të saj në përpjekje për t’i parë sytë që ia fshihte kapela e stilit ushtarak.

Për kritikët përcolli seriozitetin dhe displinën me të cilën duket se do të mbajë detyrën e Zonjës së Parë, për herë të dytë.

Në kamera nuk u fiksua asnjë moment ku ajo shihte kamerat apo te ftuarit pasi shikimi ishte i fshehtë.

E ishte pikërisht kjo fshehtësi që Melania zgjodhi që e bëri atë të binte edhe më shumë në sy.

Dukej strikte, nga palltoja tek këmbët e zhveshura në majë të stiletto-ve, gjithçka e qepur me dorë.

E bëri të shfaqej tërësisht ndryshe nga veshja e saj e inaugurimit të vitit 2017.

Eleganca me të cilën Trump i jepte vëmendje e bënte edhe më të dashur për shikuesit. Disa herë i dhuroi asaj puthje.

Ballot pas betimit si president e panë Trump dhe zonjën e parë të ngjiten në skenë për të vallëzuar si bashkudhëtarë në këtë detyrë të rëndësishme me “An American Trilogy” nga Elvis Presley.

Me sa duket muzika country është e preferuara e presidentit pasi në ballot ku mori pjesë këngëtarët ishin pikërisht të kësaj rryme, nga grupi Rascal Flatts dhe këngëtarët Parker Mçollum ishin, Jason Aldean, Gavin DeGraë që ishin ndër interpretuesit.


Shtuar 21.01.2025 15:44

Tags: ,