I ftohti i acartë “mbërthen” Bulqizën, temperaturat deri në -10 gradë

I ftohi i acartë me temperaturat që kanë zbritur disa gradë nën zero kanë mbërthyer Bulqizën. Raportohet se temperaturat kanë zbritur deri në -10 gradë Celcius, teksa nuk mungon as prezenca e akullit dhe era e ftohtë. Megjithatë, pavarësisht ngricave, rrugët janë të kalueshme.

Problematike mbetet situata nga Qafa e Buallit deri në lagjen e vjetër të qytetit të Bulqizës. Në këtë aks rrugor ka prezencë të akullit kryesisht natën, për këtë arsye, shoferët e mjeteve apelohen për kujdes të shtuar. Edhe pse rruga është kriposur, ngrica është e pashmangshme si rezultat i fenomenit të krijimit të akullit si rezultat i fenomeneve atmosferike.

Mësohet se reshjet e dëborës janë ndërprerë që në fillim të javës së kaluar, ndërsa vijon të jetë prezente lagështira dhe era e ftohtë.


Shtuar 20.01.2025 16:07