“Diella”, prezantohet asistentja e re virtuale e platformës e-Albania

Mëngjesin e sotëm, kryeministri i vendit Edi Rama, me një shënim në “Facebook”, ka njoftuar se së shpejti ndihmësja virtuale e quajtur “Diella”, e cila sapo ka dalë nga inkubatori i Inteligjencës Artificiale të AKSHI-t do jetë në shërbim të qytetarëve.

“Mirëmëngjesi dhe me Diellën, ndihmësen tuaj zadrimore që sapo ka dalë nga inkubatori i Inteligjencës Artificiale të AKSHI-t dhe për disa muaj do të jetë gati jo vetëm t’ju asistojë gjatë ndërveprimit tuaj me platformën e-Albania po edhe t’i kryejë shërbimet për ju me një lutje të vetme, ju uroj të diel sa më të qetë”, shkruan Rama.