E rëndë në Tiranë, bie nga pallati efektivi i Policisë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të mërkurë në Tiranë. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit mësohet se një efektiv ka rënë nga lartësia e një pallati.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Kongresi i Manastirit”, ku efektivi me ininciale A.S, me detyrë Specialist i Qarkullimit Rrugor Tiranë, është rrëzuar nga lartësia e pallatit.

57-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Me datë 15.01.2025, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, dyshohet se ka rënë nga lartësia e një pallati shtetasi A.S, rreth 57 vjeç, me detyrë Specialist i Qarkullimit Rrugor Tiranë, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi Hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shtuar 15.01.2025 18:34