VIDEO/ Eglit nuk i ndahet shpirti nga Olsi Bylyku: Gjesti po ma kujton shumë ish-in

Kanë kaluar 2 vite që nga ndarja e bujshme e çiftit Olsi Bylyku dhe Egli Tako, por mesa duket mendimet e Eglit vijojnë të flasin për të shkuarën.

Në një bisedë me Livian, Egli ka shprehur diçka më shumë në lidhje me simpatinë që ka krijuar për Gjestin duke zbuluar se pas këtyre ndjenjave, fshihet fakti se ai i risjell në memorie të shkuarën.

Po ma kujton shumë Olsin. Shumë i ngjashëm në mendime, me tipin. Kur po flasim seriozisht më tremb. Më bën shumë për të qeshur, dhe njerëzit që më bëjnë për të qëshur i kam frikë”, është shprehur Egli.

Ajo është dëgjuar disa herë brenda shtëpisë duke folur në lidhje me raportin që ka patur me Olsin, teksa ka thënë se është shumë mirënjohëse për kohën e kaluar bashkë, fragmente këto që vazhdojnë ta lidhin akoma më shumë figurën e saj me Olsi Bylykun.

Kujtojmë që ky i fundit tashmë ka nisur një tjerër romancë të re të bërë publike me gazetaren Denada Lura.

Egli tashmë ka shprehur simpatinë për Gjestin si dhe momentet që ata të dy kalojnë së bashku brenda shtëpisë së “Vëllait të Madh”, kanë treguar se mes tyre pritet që një dashuri e re të lindë.

@tiktok_domi3

♬ suono originale – do__mi

 


Shtuar 15.01.2025 15:10

Tags: ,