Amber merr vendimin e papritur: Më kanë bërë porn*stare, dua të largohem nga shtëpia e BBV

Pas tensioneve në shtëpi ka qenë Amber ajo e cila ka ndërmarrë krejt papritur një vendim, largimin nga shtëpia.

Pas debateve, ajo u shpreh duke thënë se pas fjalëve të Gjestit ku tha se i ishte drejtuar duke i thënë: ”Do të të çoj të punosh në stripizëm”, Amber u ngrit në mes të primes dhe kërkoi të largohej. Ka qenë Ledioni ai i cili është munduar të qetësojë Amberin.

“Duhet ta kishe menduar që në fillim, nëse nuk ke këllqe mos të kishe hyrë”, i ka thënë Ledioni Amerit gjatë bisedës së zhvilluar në dhomën e rrëfimit.

Por, ndonëse Ledioni i foli, Amber nuk u tërhoq nga vendimi i saj duke thënë se ndihet e rënduar psikologjikisht dhe dëshiron të largohet në fund të spektaklit të sotëm.


Shtuar 14.01.2025 23:23

Tags: ,