Aksidentoi për vdekje motoristin, arrestohet pas një muaji drejtuesi 63-vjeçar në Dibër

Një 63-vjeçar me inicialet B.A., është arrestuar një muaj pas aksidentit me pasojë vdekjen, të ndodhur në Xibër të Bulqizës. Ai akuzohet se më 15 dhjetor të vitit të kaluar, në fshatin Xibër, teksa po drejtonte automjetin e tij, ka aksidentuar një motomjet që drejtohej nga një 75 vjeçar.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, 75-vjeçari humbi jetën disa ditë pas aksidentit, në spitalin Universitar të Traumës në Tiranë. Për hetime të mëtejshme dosja iu kalua prokurorisë vendore, për akuzën e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, me pasojë vdekjen.


Shtuar 14.01.2025 16:39

Tags: ,